Qeveria në mbledhjen e fundit ka marr vendim që t’i ndajë 10 milionë euro Fondin Kosovar për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) në kuadër të masave të zbatimit të efiçiencës së energjisë.
Sipas arsyetimit të ministrit të Financave, Hekuran Murati këto mjete do të mundësojnë rinovimin për ndërtesat e banimit social në gjithë territorin e Kosovës.
“Ndarja e shumës prej 10 milionë euro për Fondin Kosovar për Efiçiencët të Energjisë (FKEE), në mënyrë që të subvencionet izolimi dhe masat tjera për efiçiencën e energjisë në ndërtesat e banimit social në të gjithë Kosovën”, tha Murati.
“Kjo masë është në kuadër të planit të veprimit, që parasheh shtrirjen e mbështetjes së pakos së Bashkimit Evropian për tejkalimin e krizës energjetike në vlerë prej 75 milionë euro”, ka shtuar ministri i Financave.“Mjetet e ndara, merren nga kontigjenca për energji në Buxhetin e Kosovës dhe transferohen në FKEE, në kuadër të pakos IPA III”, përfundoi ai.