Lajm i mirë: Qeveria ndanë 4 milionë euro për këta punëtorë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka njoftuar se do të ndahen 4 milionë euro për pagat e punëtorëve të ndërmarrjes Trepça.

Ai tha se “duket” që ka shumë punëtorë në krahasim me “xehet e pakta” që nxirren nga nëntoka.

“Do të ndajmë 4 milionë euro dedikuar për mbështetjen ndaj Trepçës, në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale ku ndërmarrja nuk ka arritur të sigurojë pagat nga xehja e nxjerrë. Duket se ka tepër shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *