Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Lajm i mirë: Qytetarët s’kanë nevojë të paguajnë më tatim në pronë për regjistrim të veturës -

Lajm i mirë: Qytetarët s’kanë nevojë të paguajnë më tatim në pronë për regjistrim të veturës

Drejtori i Byrosë Kosovarë të Sigurimit, Sami Mazreku ka treguar se më qytetarët nuk do të paguajnë tatim në pronë për regjistrim të veturës.

Krejt, kjo pas ankesës që ka bërë ky i fundit që nga vitit 2019 në Institucionin e Avokatit të Popullit.

“Në kohën kur e kemi bë këtë ankesë në vitin 2019 menjëherë kemi marrë njoftim që ankesa ka bazë për hetim dhe ne mendojmë se kjo është kundër-kushtetuese, nuk i di arsyet pse prej vitit 2019 deri më tani nuk ka ndodhë asgjë, dhe çdo qeveri që ka ardh ne kemi dërguar edhe shkresa në Ministri të Financave dhe konkretisht ministri Murati duke e parë se është një pengesë që ndikon negativisht në këtë proces e ka pezulluar një rregullore të MF-së, sepse me rregullore iu jep te drejtë komunave me bë kushtëzime të tilla dhe deri para së të hyj ën fuqi ligji i ri tash ajo rregullore ka qenë e pezulluar nuk ka qenë e anuluar nuk ka qenë e ndryshuar. Mirëpo, në ndërkohë MF-ja i ka marrë rekomandimet e Avokatit të Popullit dhe i ka vendos në ligj që i bëjnë që sot t’i mundesh me shku me pagu një taksë 10 euro, mirëpo nuk ki kushtëzime tjera që me pagu tatimin në pronë”, është shprehur Mazreku për Front Online.

Sipas tij, arsyeja se pse ka bërë ankesë ka qenë që kanë parë që ligji me këto kuzhtëzime që u janë bërë qytetarëve ka qenë diskriminues.

“Nëse me ligj është e rregulluar që tatimi të mblidhet në mënyrë të kushtëzuar duke tentuar që me u dëmtu një sektor tjetër, ne e kemi parë që kjo është e padrejtë dhe çka kemi bë në vitin 2019 personalisht në emrin tim jam ankuar te Avokati i Popullit që ky ligj është diskriminues sepse asnjë qytetar nuk ka pengesa, nuk ka ankesa për me shku me pagu një taksë 10 euro për me regjistru veturën, ata e kanë pagu me kënaqësi, por kur t’i i thu që përveç kësaj takse ke me pagu edhe tatimin në pronë, dikush që ka pas tatim pak e ka pagu edhe ne nuk jemi kundër pagesës së tatimit në pronë, mirëpo janë shkua duke i përshkallëzuar kushtëzimet dhe çka kemi bë, kemi thënë që nuk ka asnjë kushtëzim për regjistrimin e veturave”, ka deklaruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *