Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Lajm i mirë: Së shpejti fillon kompensimi financiar për këto kategori të familjeve -

Lajm i mirë: Së shpejti fillon kompensimi financiar për këto kategori të familjeve

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka deklaruar se shumë shpejt Qeveria e Kosovës do t’i kompensojë financiarisht dëmet e vërshimeve të fundit në komunat e prekura.

Këto komente ai i bëri pas takimit që kryeministri Albin Kurti së bashku me kabinetin qeveritar zhvilloi me kryetarët e komunave të Kosovës.

Sipas Pecit, tashmë për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në komunat Mitrovicë, Skenderaj dhe Klinë është hartuar edhe një raport final.

“Nga shtatori i vitit të kaluar qeveria ka marr vendim për themelimin e një sekretariati që funksionin brenda MPB-së, ndërsa ne si ministri të linjës kemi nga 1 anëtar, tash e tutje të gjitha dëmet dhe veprimtaritë do të realizohen përmes këtij sekretariati e ne kemi informacione që tashmë ekziston një raport final dhe ai i është dërguar ministrit të Financave dhe pritet që në njërën nga mbledhjet e radhës të qeverisë që të kompensohen”, është shprehur Peci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *