Familjet do të subvencionohen me 70 euro për regjistrim të fëmijëve në kopshtet private.
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar subvencionimin e familjeve në vlerë prej 70 euro për regjistrim të fëmijëve në institucione parashkollore private.
Sipas vendimit, subvencionimi do të vlejë vetëm për familjet të cilat kanë të ardhura më pak se 500 euro në muaj.Subvencionimi do të jetë në vlerë prej 100 mijë euro në vit nga kategoria e subvencioneve të Drejtorisë së Arsimit.