Mesditën e djeshme në plazhin e Durrësit ka dështuar një atentat i mirë-organizuar me armë zjarri ndaj një personi me iniciale A.N.
Abc mëson se ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në afërsi të zonës së quajtur “Rrota e kuqe”, në rrugën Pavarësia.
Mësohet se është qëlluar me snajper nga brenda një furgoni sapo shënjestra ka dalë nga automjeti i blinduar G-Class.
A.N (shënjestra e atentatit) ka shpëtuar, ndërsa plumbi ka përshkruar një tjetër automjet me targa të huaja që ishte i parkuar.
Policia ka marrë në pyetje A.N.
Ngjarja nuk është raportuar edhe pse në vendin e ngjarjes kanë qenë më shumë se 100 forca policie