Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Lajmi i fundit: Kjo është gjendja shëndetësore e të aksidentuarve në Vragoli -

Lajmi i fundit: Kjo është gjendja shëndetësore e të aksidentuarve në Vragoli

Në Qendrën Klinike Universitare, 13 pacientë kanë marrë trajtime pas aksidentit që ndodhi në Vragoli, ku mbeten 30 të lënduar.

Në lidhje me këtë, mjeku kujdestar, Naser Syla, tha për Klankosova.tv se gjendja e tyre është stabile dhe të gjithë janë lëshuar për në shtëpi.“Diku para një ore janë sjellur 13 persona prej aksidentit ku 7 prej tyre janë nxënës.

Të gjithë e kanë marrë trajtimin dhe gjithë janë lëshuar në shtëpi pasi s’kanë pasur lëndime të rënda”, tha Syla.

Kujtojmë se në fshatin Vragoli, rreth orës 15:50 ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni, autobusi, ku mbeten të lënduar 30 persona.

Autobusi i përfshirë në këtë aksident ishte duke bartur nxënës nga Presheva pas një ekskursioni në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *