LAJMI I FUNDIT: Mobilizohet Policia e Kosovës, i kërkohet ‘gatishmëri’ pas situatës së krijuar në veri

Pas vendimit që kanë marrë serbët për t’u larguar nga institucionet dhe pas mi policët serb e zhveshën uniformën e policisë, është mobilizuar Policia e Kosovës.

Gazeta Blic nga burime brenda Policisë së Kosovës ka marrë vesh se atyre u ka ardhur nga lartë pēr moblizim.

”Na kanë thirrur për të qenë në gatishmëri të gjitha njësistet e Policisë”, tha ky burim.

Ndërkohë, merret vesh se Njësive Speciale në disa komuna, u është kërkuar që të nisen urgjent për në veri.

Zyrtarisht nga Policia nuk kanë konfirmuar këtë urdhër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *