Lajmi i fundit nga Evropa: A ka sanksione për Kosovën? Flet Stano

Zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano tha se nuk ka sanksione për Kosovën.

Por, ai shtoi se nëse nuk ka shtensionim të menjëhershm të situatës, atëherë do të ketë pasoja në marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropain, përcjell portali rtv21.tv.

“Më lejoni ta qartësoj një gjë: nuk ka sanksione. BE-ja vendos sanksione si masa kufizuese bazuar në kornizën ligjore të përcaktuar nga vendet anëtare pas një procesi të gjatë të diskutimeve në Këshill.

Pra nuk ka sanksione ndaj Kosovës. E dyta është se, pas përshkallëzimeve të fundit, për të cilat ishim dëshmitarë, që nga fillimi i muajit,

BE-ja dhe 27 vendet anëtare të BE-së njëzëri ka thënë se pret, shumë qartë dhe ishte një kërkesë e qartë, për Kosovën dhe Serbinë që të shtendosin tensionet e fundit.

Posaçërisht në pjesën veriore të Kosovës të shkaktuara nga dhuna dhe zbatimit të rezultateve të zgjedhjeve në katër komunat. Dhe e kemi thënë qartë: nëse nuk ka një shtendosje të menjëhershme atëherë do të ketë pasoja. Dhe do të ketë pasoja në marrëdhëniet tona“, tha Stano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *