Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
LAJMI I FUNDIT: SBASHK jep sinjale se greva në arsim mund të ndërpritet! -

LAJMI I FUNDIT: SBASHK jep sinjale se greva në arsim mund të ndërpritet!

Nënkryetari i SBASHK, Ymer Ymeri, ka dhënë sinjale se greva në arsim mund të ndërpritet.

Ymeri në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” potencoi se nëse Qeveria nuk tërhiqet, ata do të konsultohen me antarsinë për të parë se si do të veprohet më tej pasi greva është zgjatur shumë.

Ai tha se gjasat nuk janë të pamundura që edhe antarsia të vendosë për ndërprerje të grevës.

“Nëse Qeveria nuk tërhiqet hiq, ne do të konsultohemi me antarsinë se ç’ka me vepru tutje për shkak se vërtet u zgjat greva shumë dhe sipas të gjitha gjasave po shihet se Qeveria nuk është e gatshme me ba asnjë lëvizje. Duhet të konsultohemi me antarsinë por kjo mbetet kompetencë e këshillit Grevist të BSPK-së për shkak se edhe shërbyesit civilë janë në grevë dhe koordinimi duhet të jetë patjetër me ta për çfarëdo vendimi që të merret. Krejt çfarë të vendosë antarsia ne do të jemi zëri i tyre por gjasat nuk janë të pamundura edhe vetë antarsia me pa se nuk ka zgjidhje dhe me ba zgjidhjen vetë”.

Tutje Ymeri konfirmoi se nuk kanë patur asnjë ftesë për takim as nga Qeveria dhe as nga Ministria e Arsimit, gjatë kësaj fundjave.

“Nga takimi që kemi patur në Komisionin e Arsimit nuk kemi patur takim tjetër me Qeverinë dhe as me Ministrinë e Arsimit. Nuk kemi patur as ndonjë ftesë për takim tjetër, aq sa unë jam i informuar. Ne si SBASHK nuk kemi patur takim ndërsa për Këshillin Grevist të BSPK-së nuk e di” deklaroi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *