LAJMI I FUNDIT: Tërmet i fuqishëm godet shtetin ballkanik, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 4.7 mangnitudë, ka goditur sot rreth orës 12:40 Malin e Zi, por edhe Bosnjën e Hercegovinën.

Epiqendra e tërmetit ishte 31 kilometra nga Nikshiqi, në një thellësi prej tri kilometrash.

“Është dridhur shumë, ka zgjatur dhjetëra sekonda. Ishte më i fuqishëm sesa tërmeti i të hënë”, ishin disa nga komentet në ueb-faqen e EMSC-së.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

Ndërkaq një ditë më parë u regjistrua një tërmet tjetër në po të njëjtin rajon, por që kishte fuqi më të vogël shkatërruese, pra prej 4.4 magnitudë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *