Hungaria u godit nga një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter mëngjesin e sotëm, pak para orës 04:00.
Tërmeti u regjistrua në orën 03:52 të mëngjesit dhe epiqendra ishte afër Sarvashit.
Pak më vonë, në orën 05:13, pasoi një tërmet me magnitudë 3.5 ballësh, raportojnë mediat hungareze.
Observatori sizmologjik njoftoi se në atë zonë priten pasgoditje.
Kujtojmë se pjesa jugore e Hungarisë u godit nga dy tërmete me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter gjatë ditës së shtune.
Ndryshe, nuk raportohet për viktima apo dëme të shumta materiale.