Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
“Largohu se për 10 min vi e t’vras”, sherr për pronë në Skenderaj, tre anëtarë të një familje përfundojnë në pranga -

“Largohu se për 10 min vi e t’vras”, sherr për pronë në Skenderaj, tre anëtarë të një familje përfundojnë në pranga

Konflikti për pronë në rrugën “Presheva” në Skenderaj, ka çuar në mosmarrëveshje dhe kanosje serioze ku u përfshinë dy familje.

Rasti ka ndodhur të premten, kur edhe u denoncua nga një 49-vjeçar, i cili kërkoi ndihmën e Policisë pasi mori një thirrje ku u kërcënua me vrasje.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se ky është rasti i dytë i denoncuar nga viktima, i cili është në hall me familjen Shaqiri. Njëri nga anëtarët e kësaj familje dyshohet se e ka kërcënuar ditën e djeshme duke i thënë “Largohu se për 10 min vi e t’vras”.

Motivi i këtyre rasteve dyshohet të jetë mosmarrëveshja për pronë mes dy palëve. Viktima u kërcënua pikërisht në kohën sa ishte duke kryer punime në tokën e tij.

Përballë kësaj situate, viktima ka kërkuar sërish ndihmën e Policisë. Denoncimi i tij aktivizoi njësitet policore, me ç’rast i dyshuari u shpall në kërkim.

Pas disa orësh tre anëtarë të familjes Shaqiri u arrestuan dhe u shoqëruan në stacion policor. Me rastin e kontrollit policor, te njëri nga të dyshuarit u gjet edhe një armë që u konfiskua.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tyre është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *