Historia e lekut te ri, nis ne fakt, plot 51 vite me pare. Me 1 Janar 1965, sipas nje reforme monetare te vendosur ne 1964 u zevendesua leku i vjeter me ate te ri. Ne lekun e ri, ishte reduktuar nje 10. Pra 500 lekshi i kohes tashme zevendesohej me 50 lekshin.
Prerja me e madhe ishte 100 leke qe i korrespondonte 1000 lekshit te vjeter. Mendohej se forma e re e monedhes do hynte ne qarkullim shpejt, por ende pas me shume se gjysem shekulli, shqiptaret flasin me shume me leke te vjeter se sa me leke te reja.
Edhe pas reformes financiare te vitit 1991, kur prerjet e monedhave kane shkuar ne vite deri ne 5000 leke, shumica vijojne te flasin me te “vjetra” dhe “te reja”. Te rejat i perdorin ne zyre dhe te vjetrat ne komunikimin e perditshem.
Ne fakt shqiperia nuk ka nje histori te mire me monedhen. Deri ne fillim te viteve ’20 ne qarkullim ishte me shume pjastra turke. Po ne kete kohe perdoreshin njekohesisht pothuajse te gjitha monedhat e vendeve te fuqishme europiane, nga sterlina e franga e deri tek korona e lireta. Ne vitin 1926 u emetua Lek, monedha vendase, e cila me pas emertoi edhe kartmonedhen. Lek u mor nga emri Aleksander ne nder te Aleksandrit te Madh qe mendohej se ishte shqiptar.
Ne foto jane dy monedhat, me te njejten vlere, para dhe pas reformes.