Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Liberalizimi nga 1 janari: Mos u nisni pa pasur kaq para me vete, mund t’iu kthejnë -

Liberalizimi nga 1 janari: Mos u nisni pa pasur kaq para me vete, mund t’iu kthejnë

Nga 1 janari, kosovarët do të mund të udhëtojnë lirshëm pa viza në shtetet e zonës Schengen në Bashkimin Evropian.

Sidoqoftë, ata duhet t’u përmbahen disa kushteve të përcaktuara më herët për udhëtimin e tyre.

Njëri ndër kryesorët, është shuma e parave që një individ duhet të ketë me vete kur udhëton jashtë.

Nga Qeveria e Kosovës kanë treguar se nëse deklaroni se do të qëndroni tek të afërmit tuaj duke ofruar kontaktin dhe adresën e tyre, shuma e parave që duhet të keni me vete, është nga 30 deri 50 euro në ditë për person.

Nëse do të qëndroni në hotel, shuma e mjeteve financiare që duhet të keni me vete është 50 deri 100 euro.

Njoftimi i plotë:

Sa para duhet të kem me vete për të udhëtuar në zonën Shengen?

Kohëve të fundit kemi marr shumë pyetje se sa para duhet ti kemi me vehte ose të deponuara në bankë në mënyrë që të vizitojmë shtetet e zonës Shengen. Duke marr parasysh që #paviza mund të udhëtoni nga 1 janar, 2024 vetëm për vizita afatshkurta turistike ose familjare e atë më së shumti deri në 90 ditë qëndrim në vijim po i japim disa informata praktike.

Si udhëtar/e, me të arritur në pikën e parë kufitare të Shengenit, nga policia kufitare juve mund tju kërkohet nëse keni dëshmi të mjaftueshme financiare për udhëtimin tuaj. Sasia e këtyre mjeteve varet nga dy grupe faktorësh: 1) nga numri i ditëve që do të qëndroni dhe shteti të cilin e vizitoni dhe 2) nga ajo nëse do të qëndroni në akomodim me pagesë si hotel/apartment apo tek të afërmit tuaj.

Nëse deklaroni se do të qëndroni tek të afërmit tuaj duke ofruar adresën dhe kontaktin e tyre, varësisht se cilin shtet e vizitoni, shuma e mjeteve është rreth 30 – 50 EUR në ditë për person. Nëse deklaroni se do të qëndroni në një hotel apo apartment apo çfardo akomodimi tjetër me pagesë, varësisht se cilin shtet e vizitoni, shuma e mjeteve që duhet të ofroni si dëshmi financiare është rreth 50 – 100 EUR në ditë për person.

Akomodimi nga miqtë apo familjarët mund të verifikohet duke kontaktuar drejtpërdrejtë mikëpritësin me telefon ose duke verifikuar adresën e tyre përmes policisë. Derisa, verifikimi i mjeteve të mjaftueshme financiare mund të bëhet në disa forma duke ju kërkuar të tregoni para të gatshme (cash), kartelë bankare, kartë krediti, letër konfirmimi nga një konferencë apo seminar që mbulon shpenzimet tuaja për akomodim e ushqim, dëshmi për pagesën e hotelit apo çfardo konfirmimi a dëshmie tjetër për kostot tuaja gjatë udhëtimit.

Çdo shtet i Shengenit përcakton shumën; ju lutemi konsultoni faqen e internetit të shteteve anëtare të zonës Shengen të cilat planifikoni ti vizitoni. Pra, shuma ditore dallon nëse vizitoni Greqinë, Kroacinë apo nëse vizitoni Zvicrën apo Norvegjinë. Një tabelë me shumat referente mund ta shihni në këtë link: https://home-affairs.ec.europa.eu/…/reference_amounts…

Për fund, ju nuk keni nevojë të keni të deponuara sasi të caktuar të mjeteve në bankë, por ju duhet të dëshmoni që keni mjete të mjaftueshme financiare për të mbuluar qëndrimin tuaj atje duke përfshirë kostot për kthimin në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *