Atletja shqiptare, Luiza Gega së fundmi ka qenë shumë e suksesshme në garat ku ka marrë pjesë duke fituar medalje për Shqipërinë.
Gega në një intervistë për Radio Urban FM ka dhënë detaje për garën që u zhvillua në Serbi ku tregon se ka pasur presion të madh në shtetin serb, shkruan GazetaBlic Sport.
“Gëzohem kur garoj me ngjyrat e flamurit tim në arena të ndryshme. Një natë para gares na e thyen xhamin e makinës. Kishte shumë tension, tregohesha shumë vigjilente që të mos kishte ndonjë incident sepse sigurisht më penalizon në objektivat e radhës. Gjithë aktiviteti kishte praninë e policisë, ndoshta donin të shmangnin edhe situata të tilla, por që ishte kënaqësi e veçantë, gara e tretë triumfuese, medalje të artë. Nuk e shmangën dot këtë pjesë që jam nga Shqipëria. I gjithë fokusi im është për Lojërat Olimpike. Dy vitet e fundit kanë qenë shumë të suksesshëm të karrierës. Tani këto suksese më kanë sjellë në majat e Evropës“, tha Gega.
Intervista e plotë:
/GazetaBlic Sport/