Lukaku humb derbin e Milanos, do të mungojë deri në fillim të tetorit

Romelu Lukaku nuk do të jetë gati për derbin e Milanos.

Sulmuesi belg, Lukaku ka pësuar një lëndim dhe tashmë edhe zyrtarisht është mësuar se do të mungojë deri në fillim të tetorit.

Klubi i Inter ka lëshuar një njoftim ku bën të ditur se belgu s’do të luajë deri pas pauzës së kombëtareve.

Lukaku ka pësuar një lëndim në ije dhe kjo ia humb ndeshjen e së shtunës, përcjell lajmi.net.

‘Zikaltërit’ bëjnë të ditur se gjendja e lojtarit do të vlerësohet përsëri gjatë javës së ardhshme.

Gjatë kësaj kohe, Inter do t’i luajnë edhe gjashtë ndeshje; katër në Serie A dhe dy në Champions League.

Simone Inzaghi shpreson ta ketë gati lojtarin për ndeshjen e 4 tetorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *