Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
“Lumir Abdixhiku do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës” -

“Lumir Abdixhiku do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend.

Ajo ka thënë se pagat për mësimdhënësit janë ekzekutuar si rezultat i presionit të madh të opozitës.

Deputetja e LDK-së tutje ka kritikuar Qeverinë Kurti për mënyrën e qeverisjes derisa ka rikujtuar deklarata e Kurtit si opozitar për xhipat e zi.

“Unë mendoj që s’do t’ia arrijë. Ju bëj thirrje qytetarëve që të mendojnë politikbërjen e z. Kurti se çfarë ka qenë në opozitë dhe cfarë po bën tani. Ai ka thënë se ne nuk do të hipim në xhipa të zi dhe tash po e bën. Le t’i minimizon shpenzimet”, ka thënë ajo.

Deputetja e LDK-së ka thënë se pas Kurtit, kryeministër i Qeverisë së Kosoës do të jetë Lumir Abdixhiku.

“Lumir Abixhiku absolutisht s’ka të bëjë me 20 vjecarin e kaluar. Këtë e dijnë qytetarët. Abdixhiku s’ka të bëjë me qeveritë e kaluara. Besoj në politik bërjen e tij dhe në kauzën e tij. LDK duke zhvilluar aktivietet ditë e për ditë po rritet, po e tregojnë edhe sondazhet. Shumë besoj që pas kësaj qeverie që z.Abdixhiku të jetë kryeministër”, ka thënë ajo në T7.

“Kryeministër i ardhshëm do të jetë z.Lumir Abdixhiku. Sepse po shihet përkrahja”, ka shtuar tutje Valentina Bunjaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *