Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Mali i Zi nuk gjen 'qetësi' - goditet sërish nga tërmeti, ja sa ishte magnituda -

Mali i Zi nuk gjen ‘qetësi’ – goditet sërish nga tërmeti, ja sa ishte magnituda

Një tërmet i ri me magnitudë 2.8 të shkallës Rihter goditi Malin e Zi, raporton EMSC

Tërmeti u regjistrua në orën 12:10 në afërsi të Nikshiqit, në një thellësi prej 10 kilometrash, pra 28 kilometra nga Bileça në Bosnje-Hercegovinë.

Qytetarët kanë shkruar në faqen e EMSC se kanë ndjerë një dridhje të lehtë.

“Ja ku filloi sot”, “Tundja e lehtë”, “Tundja e Nikshiqit”, janë vetëm disa nga komentet.

Për kujtesë, një tërmet me magnitudë 5.7 gradë të shkallës Rihter tronditi territorin e Malit të Zi në orën 04:06 të mëngjesit të së enjtes.

Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji të Malit të Zi ka bërë të ditur se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.4 ballë dhe epiqendra ka qenë pesë kilometra nga qyteti Caradje në komunën e Nikshiqit. Pika qendrore ishte në një thellësi prej 14 kilometrash.

Pas kësaj, toka nuk ka pushuar së lëkunduri dhe janë regjistruar një numër tërmetesh më të dobëta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *