Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
‘Masa të fuqishme’: Pesë konkluzionet për Kosovën që Vucic do t’ia dërgojë ‘qeverisë serbe për t’i miratuar’ -

‘Masa të fuqishme’: Pesë konkluzionet për Kosovën që Vucic do t’ia dërgojë ‘qeverisë serbe për t’i miratuar’

Presidenti serb Aleksandar Vuci pas takimit me përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës në Rashkë ka dalë me konkluzione që do t’ia dërgojë qeverisë serbe për t’i miratuar. Vucic dhuroi show për disa orë ku më shumë foli sesa dëgjoi doli me pesë kërkesat për masat e reagimit të Serbisë.

Konkluzionet për pesë kërkesat e Serbisë do të miratohen në rast se qeveria e Kosovës vazhdon me ‘pogromin ndaj serbëve’ siç pretendoi të enjten presidenti serb Vucic se edhe është synimi.

Kërkohet nga BE reagimi i menjëhershëm i BE’së dhe institucioneve ndërkombëtare për shkeljen e marrëveshjeve për targat e regjistrimit. I dyti konkluzion është themelimi i menjëhershëm i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në përputhje me katër marrëveshjet e arritura në dialog.

Duan poashtu që të tërhiqen njësitet speciale të Policisë së Kosovës nga katër komunat e Veriut, e pastaj të mbahen zgjedhjet lokale pas themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe mbështetjes ekonomike të qeverisë serbe për të.

Ai shtoi se në rast se Kosova refuzon këto zgjidhje kompromise, pala serbe do të reagoj me masa të fuqishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *