Sipas mediave serbe raportohet se është gjetur i vrarë edhe një serb nga Leposaviqi.
Siç raportohet në mediat serbe i vrari është Igor Milenkoviq, shofer i ambulancës nga Leposaviqi.
Gjatë ditës së sotme edhe një nga pjesëtarët e grupit të armatosur serb në Banjskë që po akuzohen për sulm terrorist është gjetur i vrarë.
Kështu ka konfirmuar për media prokurori i rastit, Naim Abazi. Sipas tij, trupi i pa jetë është gjetur përgjatë kontrollit të pjesës ku ka ndodhur rasti.