Ka shumë raste kur gratë kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga dhuna edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe. Edhe pas ndarjes, shumë nga ta nuk i lënë rehat ish-partneret e tyre.
Me ngacmime nga ish-bashkëshorti është përballur edhe një mërgimtare nga Austria e cila të shtunën ka mbërritur për pushime në Kosovë.
Mësohet se gjatë rrugës nga aeroporti deri në vendlindjen e saj në Mitrovicë, burri me të cilin ka vendosur që të shkurorëzohet ka tentuar disa herë ta ndalë taksinë me të cilin udhëtonte 24-vjeçarja.
Për shkak të kësaj situate, ajo ndalesën e parë e bëri në stacion të Policisë në Mitrovicë, ku denoncoi burrin me të cilin ligjërisht është ende e martuar, para se të ndodhë diçka më e keqe.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar e më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim nga hetuesit policorë. Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ku ndaj tij të iniciohet rasti ‘Ngacmim’ dhe të dorëzohet kallëzim penal.