Një autobus me 55 pasagjerë i cili ishte nisur nga Sarajeva për në Gjermani ka marrë flakë në një autostradë në Slloveni.
Fatmirësisht nuk ka të raportuar për të lënduar vetëm për dëme materiale. Të gjithë pasagjerët u larguar në kohë nga automjeti i cili u dogj i gjithi.
Zjarrfikësit kanë siguruar vendin e ngjarjes, kanë shuar zjarrin që u përhap nga pjesa e motorit në të gjithë autobusin si dhe ndihmuan shërbimin e tërheqjes në largimin e autobusit të shkatërruar dhe liruan rrugën.