Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Ministri Murati jep lajmin e mirë, do të përfitojnë shumë qytetarë -

Ministri Murati jep lajmin e mirë, do të përfitojnë shumë qytetarë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, thotë se së shpejti do të lansohet instrumenti i ri që do të mundësojë katalizimin dhe rritjen e investimeve nga mërgata në Kosovë.

Murati, përmes një postimi në Facebook, tha se numri i bashkatdhetarëve që po kthehen të investojnë e punojnë në Kosovë po rritet dita ditës.

“Këtë e shohim pothuajse në të gjithë sektorët – duke filluar nga shërbimet digjitale, energjia e ripërtërishme, e deri te bujqësia. Së shpejti do të lansojmë një instrument të ri që do të mundësojë katalizimin dhe rritjen e mëtutjeshmë të investimeve të mërgatës sonë në atdhe. Sepse bashkatdhetarët tanë e njohin potencialin zhvillimor të vendit më mirë se cilido investitor tjetër i huaj”, ka shkruar Murati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *