Edhe tri ditë kanë mbetur deri tek dita ku Bashkimi Evropian pritet të diskutojë lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.
Nga Ministria e Drejtësisë thonë për Gazetën Sinjali se nuk ka ndonjë kriter shtesë, sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave.
Edhe pse më 1 korrik të viti 2018 Komisioni Evropian kishte konfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, por as pas katër vjetësh kosovarët nuk po mund të udhtojnë pa viza.
Nga ana tjetër deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur ta miratojnë Projekt Kodin Civil, i cili parasheh mundësinë e bashkëjetesës së partnerëve të së njëjtës gjini, ku mund të nxis papajtueshmër.
Nga Ministria e Drejtësisë thonë për Gazetën Sinjali se sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave nuk ka informata të ketë ndonjë kriter shtesë.
Sa i përket Projekt kodit Civil, Ministria e Drejtësisë theksojnë se po punojnë që drafti të procedohet shumë shpejt fillimisht në Zyre të Kryeministrit për shqyrtim dhe aprovim nga ana e Qeverisë dhe më pas procedimin e tij në Kuvend, siç përcaktohet me dispozitat përkatëse në fuqi.
Deputeti Eman Rrahmani nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje i cili edhe më parë nuk e ka votuar Kodin Civil për shkak të nenit 1138, ku dhe kishte kërkuar tërheqjen e projektit.
Ai ka paralajmëruar se prapë nuk do ta votojë me përmbajtje të njëjtë.
“Jo nuk do ta votojë nëse vjen me përmbajtje të njëjte”, tha për Gazetën Sinjali deputeti Eman Rrahmani.
Ndërkaq nga Ministria e Punëve të Jashtme nuk janë përgjigjur rreth pajtueshmërisë dhe pritjeve nga takimi i 13 tetorit në BE, ku pritet të diskutohet për liberalizmin e vizave.