Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Ministrja që tha “izoloni shtëpitë” del se e ka të siguruar dimrin: Ka mbi 200 mijë euro në bankë -

Ministrja që tha “izoloni shtëpitë” del se e ka të siguruar dimrin: Ka mbi 200 mijë euro në bankë

Gjatë ditëve të fundit është thënë se kriza energjetike do të vazhdojë edhe më tej, madje, janë bërë paralajmërime se Kosovën e pret një dimër i vështirë si pasojë e kësaj krize.

Në lidhje me këtë çështje, sot është diskutuar në Kuvendin e Kosovës, ku qeveria ka kërkuar që të miratohet vendimi i saj për zgjatjen për një muaj të masave emergjente për furnizimin me energji elektrike, kërkesë e cila dështoi të aprovohet nga Kuvendi si rezultat i mungesës së kuorumit.

Në mesin e shumë deklarimeve ishte edhe deklarimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila në fjalën e saj dha një ide që, sipas saj, mund të kursej rrymën më mirë.

Rizvanolli, u ka kërkuar qytetarëve që t’i izolojnë shtëpitë dhe të ndërrojnë mënyrën e ngrohjes.

“Izoloni shtëpitë, para se të bëhet ftohtë. Ndërroni mënyrën e ngrohjes”, ka thënë ministrja Rizvanolli.

Kjo deklaratë e Rizvanollit bëri që persona të fushave të ndryshme, si nga politika por edhe nga mediat, ta kritikojnë ministren.

Një nga këto reagime erdhi nga sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, i cili ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Rizvanolli, po sillen më shumë si meteorologë se sa zyrtarë shtetërorë, duke shtuar se nga qeveria nuk duhet të vijnë parashikime por duhet të merren vendime që e bëjnë dimrin më të lehtë për qytetarët.

“Kryeministri Kurti e ministrja Rizvanolli, më shumë po sillen si meterologë se si zyrtarë të lartë shtetërorë. Mbetën duke e përseritë se “Na pret dimër i vështirë”. O ti zotëri dhe ti zonjë, nuk ka nevojë Kosova për parashikues të motit që drejtojnë Qeverinë, por për kryeministër e ministër që me vendimet e tyre e bëjnë dimrin më të lehtë për qytetarët e vendit të tyre. Për këtë jeni votuar nga ky popull, e jo për ta luajtur rolin e fallxhorëve dhe për të ikur nga përgjegjësia”, ka thënë Gjoshi.

Përveç Gjoshit, reagim ndaj deklaratës së Rizvanollit, ka bërë edhe gazetari, Berat Buzhala, i cili në lidhje me ministren dhe qeverinë, ka shtruar pyetjet se: “A e dinë këta sa kushton me u izolu shpija? A e dinë këta, që në vende tjera shteti të liron prej disa obligimeve tatimore, nëse t’i investon në izolim të shtëpisë, në mënyrë që me harxhu ma pak rrymë? Këta nuk dinë kurrgjo. Këta veç ka ni”, ka thënë Buzhala.

Këto reagime të Gjoshit dhe Buzhalës me kritika në drejtim të ministres, marrin edhe më shumë kuptim, kur kujtojmë se Kosova, përveç krizës së energjisë është duke u përballur edhe me kriza të tjera, si ajo e ekonomisë por edhe me rritjen e çmimeve për produkte të ndryshme, përfshirë këtu, produktet bazë.

Këto kriza, ashtu siç ka raportuar Agjencia e Statistikave të Kosovës, disa muaj më parë, ka bërë që të rritet inflacioni, kësisoj qytetarëve, u është bërë edhe më e shtrenjtë jeta.

Por për dallim, nga qytetarët, të cilët nga profesione të ndryshme po kërkojnë rritjen e pagave si mënyrë që të përballën më lehtë me inflacionin, ministrja Rizvanolli, nga ato çfarë ajo ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion, mund të aludohet se, nuk e ka aq të vështirë.

Bazuar në deklarimet e ministres së Ekonomisë, bërë në AKK, mund të shihet se Rizvanolli, në institucionet financiar, si para të gatshme ka më shumë se 200 mijë euro.

 

Por, përveç të parave të gatshme, ajo edhe si të hyra vjetore gëzon paga që arrijnë disa mijëra euro.

Në vijë me këto çfarë po përballen qytetarët e Kosovës dhe kërkesave të tyre për rritje të pagave në disa sektorë, ata shfaqën të brengosur për krizat dhe rritjen e çmimeve në produkte.

Ata kanë thënë se nëse vazhdon kjo rritje, do ta kenë të vështirë ta tejkalojnë periudhën e dimrit dhe se këto rritje dhe se po ndikojnë negativisht në jetët e tyre.

Ndërsa nga partitë opozitare, si kërkesë drejtuar qeverisë, ka qenë heqja e TVSH-së dhe akcizës për disa produkte në mënyrë që qytetarët ta kenë më të lehtë përballjen me krizën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *