Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i ka bërë thirrje qeverisë që të ulet e të bisedojë me grevistët, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se qeveria duhet ta ndalë arrogancën dhe padëgjueshmërinë e të bëjë zgjidhje sa më shpejt.
Zemaj ka thënë se qeveria duhet të ndalet së përdoruri fëmijët për hesape të populizmit.
Postimi i tij i plotë:
Qeveri, mjaft më!
Qeveri, ulu e bisedo me grevistët. Ndale arrogancën. Ndale padëgjueshmërinë. Mos i hasmëro njerëzit. Bëj zgjidhje sa më shpejt. Çdo minutë e humbur nga procesi mësimorë është kosto e lartë për fëmijët dhe shoqërinë.
Mjaft më me përdorimin e fëmijëve për hesape të populizmit. Mjaft më! Fëmijët duhet të nisin procesin mësimorë, mësimdhënësve duhet t’u pranohen kërkesat, ndërsa prindërve duhet t’u kthehet normaliteti.