Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Mjekja: Do të largohem nga Kosova, do të shkoj atje ku vlerësohem -

Mjekja: Do të largohem nga Kosova, do të shkoj atje ku vlerësohem

Shtetit i kushton rreth 100 mijë euro përgatitja e një mjeku për studimin 6 vjeçar, si mjek i përgjithshëm. Por, sipas Odës së Kosovës, rreth 180 mjek janë larguar nga Kosova.

Mjekja Jehona Krasniqi Zhuti, ku u fol për largimin e mjekëve nga vendi ynë si dhe arsyen.

Ajo tregon se viteve të fundit, është vazdhimisht duke u përgatitur që të dal jashtë shtetit. Ani pse shumë herë ka tentuar të gjejë arsye për të qëndruar në shërbim të shëndetësisë kosovare.

“Nuk të jepet mundësia, në shumë gjëra që mundesh me kontrinu. Normalisht që ti lodhesh dikur edhe vjen koha që thjesht heq dorë”, theksoi ajo.

Krasniqi Zhuti tha se është dëshpëruar nga mosvlerësimi ndaj saj.

“Kam ardhë deri te kjo që ke thanë: sa do që unë po e ofroj veten këtu prap diçka po gjindet për me mshtyp për mos me mleju, për me ndërhy ose me dhënë ide. Vjen deri te ajo që thua a din çka, po dorëzohem.. Tani jam në atë moment, jam duke e kërkuar gjilpërën në kasht, duke e kërkuar vetëm një arsye të vogël për me mbet këtu. Megjithatë e di që tash kam me fillu aplikimet pët rrugën në Gjermani”.

Ajo thekson se dëshiron të shkoj diku ku do të vlerësohej për potencialin dhe idetë që ajo i jep.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *