Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Mori gjakun e babait - 17 vjeçari dënohet me 8 vjet burg -

Mori gjakun e babait – 17 vjeçari dënohet me 8 vjet burg

Gjykata e Lezhës dënoni të hënën me 8 vite burg, 17-vjeçarin Florian Përvathi, i cili në muajin janar të këtij viti vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj.

I riu u gjet fajtor për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje” dhe “Mbajtja pa leje mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarak”. I konsideruar i mitur, pasi është nën 18-vjeç, ai u dënua me 12 vjet burg, maksimumin e parashikuar nga ligji për moshën. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 në 8 vjet.

Të njëjtën masë dënimi kishte kërkuar edhe prokuroria e cila arriti të provojë, bazuar në rrëfimin e autorit se 17-vjeçari e ka kryer krimin me paramendim për gjakmarrje, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë babanë në vitin 2009, kur ai ishte vetëm 4-vjeç. I riu po ashtu pranoi ndërsa armën pistoletë e kishte siguruar në Shkodër rreth 1 vit para ngjarjes. Avokati mbrojtës nuk e kundërshtoi vendimin e gjykatës.

Florian Përvathi ekzekutoi me armë zjarri bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj, mesditën e 24-janarit të këtij viti në fshatin Manati të Lezhës, sapo viktima kishte hyrë me makinë në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij. Menjëherë pas krimit ai u vetëdorëzua në polici duke pranuar autorësinë dhe treguar dhe motivet e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *