Sot në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës kanë mundësi që vende-vende të sjellin shi.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.