Moti i keq nuk ndalon qytetarin të shkojë të votojë në Itali

Italia është përfshirë gjatë orëve të fundit nga moti i keq, ku shirat e rrëmbyer kanë bërë që rrugët të kthehen në lumenj.

Por mesa duket rrugët e bllokuara dhe të përmbytura nga shiu nuk e kanë penguar aspak një qytetar që të shkojë dhe të votojë.

Moti i keq që ka përfshirë kryesisht rajonin qendror të Italisë, me qytete si Firenze, Roma, Napoli dhe Benevento që janë përfshirë nga përmbytjet pas reshjeve të dendura, duket se nuk i kanë penguar qytetarët që të dalin në votime.

Teksa qendrat e votimit në të gjithë vendin do të qëndrojnë të hapura deri vonë, në rrjet po qarkullon një foto e një qytetari në ishullin e Ischias, i cili po shkon të votojë me kanoe.

“Ndodh gjithandej, do të votoj me kanoe” shkruhet në postimin e publikuar në Facebook nga banori i ishullit i cili u përjetësua menjëherë.

VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *