Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Muja: ‘Zajednicë’ në Kosovë nuk do të ketë -

Muja: ‘Zajednicë’ në Kosovë nuk do të ketë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë Lëvizja Vetëvendosje në momentin që ka ardhur në pushtet nuk ka lejuar ndarje të territoreve të Kosovës, si dhe nuk do të lejojë formim të Asociacionit mbi baza një etnike.

Muja ka theksuar se ata kanë përmbushur premtimet edhe për aplikim të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës, si dhe punën për liberalizim të vizave.

“Konteksti me të cilin ne kemi ardhur në pushtet kanë dy çështje, e para ato idetë për krijimin e ‘Zajednicës’, dhe e dyta ka qenë potenciali për shkëmbim të kufijve. Kjo është konfirmuar detajisht edhe nga John Bolton, në intervistën e tij javën e kaluar, e tregon qartazi se si elita politike e Kosovës në bashkëpunim me elitat e politikës në Serbi, presidentin Aleksandar Vuçiq, janë marrë vesh dhe kanë dashtë ta ndajnë Kosovën. Kjo është konteksti. Trauma e famshme që e ka goditur shoqërinë është ideja për ndarjen e Kosovës. Edhe kjo është ndaluar”.
“E dyta ka qenë të gjitha ato përpjekjet për formimin e ‘Zajednicës’, të cilat ne i kundërshtojmë, ‘Zajednicë’ në Kosovë nuk do të ketë. Në këtë aspekt ka qenë detyrë e jona që të forcohet pozicioni i Kosovës sidomos në orientim ndaj projekteve të integrimit Evropian”, ka thënë Muja në Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *