Analisti politik, Imer Mushkolaj i ka reaguar deputetit të VV’së, Agon Batushës ku ky i fundit tha se “kritika do konsistencë, por edhe koncentrim”.
Mushkolaj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, Batusha është përpjekur t’ia konsistojë konsistencën në deklarime.
“Unë kam thënë që ekipi menaxhues është dashtë të shkarkohet para se ta prezantojë draftin për Asociacionin dhe se shkarkimi sot është i kotë, propagandë”, shkroi Mushkolaj.“Koncentrohu, o pllum! Shembull të mungesës së konsistencës e ki shefin tënd, Albinin”, shkroi tutje Mushkolaj.