Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka reaguar pas vendimit të serbëve për t’u larguar nga institucionet e Kosovës.
Mushkolaj thotë se serbët e Veriut nuk kanë qenë asnjëherë të integruar në institucionet e Kosovës, as në ato politike, as të sigurisë.
“Janë përfshirë formalisht, për përfitime financiare, por i kanë shërbyer Serbisë. Gjithçka ka qenë një farsë, e njohur për të gjithë” shkruan Mushkolaj në reagimin e tij.
Reagimi i plotë:
Serbët e veriut asnjëherë nuk kanë qenë të integruar në institucionet e Kosovës – as në ato politike, as të sigurisë. Janë përfshirë formalisht, për përfitime financiare, por i kanë shërbyer Serbisë. Gjithçka ka qenë një farsë, e njohur për të gjithë.