Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Mustafa: As në horizont dhjetëvjeçar nuk e shoh marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, krejt kjo për shkak të këtij pushteti -

Mustafa: As në horizont dhjetëvjeçar nuk e shoh marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, krejt kjo për shkak të këtij pushteti

Ish- kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se as në horizont dhjetëvjeçar nuk sheh marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, ku krejt kjo sipas tij është për shkak të papergjegjësisë së këtij pushteti.

Tutje Mustafa thotë se Kosova është shndërruar në problem të sigurisë.

“Ndërkaq as në horizont dhjetëvjeçar nuk e shoh marrëveshjen përfundimtare. Krejt për shkak të papërgjegjësisë së këtij pushteti. Askush, as SHBA, as BE dhe as Mbretëria e Bashkuar s’flasin për te dhe as për njohje reciproke. Kosova tani është shndërruar në problem të sigurisë”, u shpreh Mustafa për Gazeta Blic.

Pas takimit Kurti-Vuçiq, që pritet të mbahet në shtator, Mustafa për Gazeta Blic ka thënë se Kurti e ka futur dialogun në mekanizma të sanksioneve, ku edhe marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit peshohet me sanksione.

“Kurti e futi dialogun në mekanizma të sanksioneve. Tani edhe zbatimi/ moszbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit peshohet me sanksione”, tha Mustafa.Ai tha se edhe nëse Kurti dëshiron të jap dorëheqje e të mos i zbatoj marrëveshjet këtë nuk do t’ia lejonte komuniteti ndërkombëtar.

“Nuk është fjala vetëm për masat e deeskalimit të situatës në veri, por për përmbushjen e marrëveshjeve të cilat i ka pranuar Kurti në emër të Kosovës. Sa po duket, edhe nëse Kurti do të donte të japë dorëheqje e të mos i zbatonte marrëveshjet, këtë nuk do ta lejojë komuniteti ndërkombëtar pa filluar ai implementimin e marrëveshjeve, me kundërshtimin e të cilave ka ardhur në pushtet”, tha Mustafa..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *