Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Mustafa: Në qeverinë time çdo qeveritar që ka pas probleme me drejtësinë është tërhequr -

Mustafa: Në qeverinë time çdo qeveritar që ka pas probleme me drejtësinë është tërhequr

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka treguar se në Qeverinë e tij ka pasur kritere tjera.

Ai ka bërë me dije se në mandatin e tij secili qeveritar që ka pasur probleme me drejtësinë ka dhënë dorëheqje.

Mustafa ka vlerësuar se për shkak të skandaleve në MINT edhe ministrja Rozeta Hajdari është dashur të jap dorëheqje.

“Në qeverinë që kam udhëhequr unë ka pasur kritere tjera. Çdo qeveritar që është ballafaquar me drejtësinë, pa marrë parasysh që vepra nuk është lidhur me atë mandat, është tërhequr nga qeveria. Në këtë qeveri ka shumë njerëz me aktakuza, ata jo që s’po japin dorëheqje por po e sulmojnë sistemin e drejtësisë pse po merret me ta”, ka thënë Mustafa për gazetën Blic.

Ajo ka theksuar se është fat i madh për Kosovën që ende nuk është kapur sistemi i drejtësisë.

“I vetmi fat i këtij vendi është se shtylla e drejtësisë nuk është kapur as edhe Gjykata Kushtetuese dhe se mediat po sillen në shumicën e tyre si të pavarura dhe profesionale”, ka deklaruar Mustafa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *