Boksieri shqiptar, Florian Marku sonte rikthehet në ring pas më shumë se 12 muaj.
Ai po merr një mbështetje të madhe nga të gjithë tifozët, po ashtu edhe nga sportistët tjerë shqiptarë.
Granit Xhaka, mesfushori i Bayer Leverkusen ka mbështetur boksierin shqiptar dhe ka bërë një postim në rrjetet sociale me një mbishkrim brutal: “Myte Florian Marku”.
Në komente shihet edhe mbështetja prej Xherdan Shaqirit, Pajtim Kasamit dhe shumë yjeve tjerë.
Sonte në Manchester Arena, Florian Marku rrahet me boksierin nga Irlanda e Veriut, Dylan Moran.