Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Ndahen 1 milion euro për subvencionim të kësaj kategorie të bizneseve nga MINT -

Ndahen 1 milion euro për subvencionim të kësaj kategorie të bizneseve nga MINT

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), mbajti ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve për subvencionimin e 35 ndërmarrjeve për blerjen e makinerive prodhuese/përpunuese.

Siç njoftohet, kjo skemë e cila është në funksion të zbatimit të Politikës Industriale, ofrohet për sektorët prioritarë të identifikuar gjatë analizës së performancës industriale dhe studimeve të zinxhirëve të vlerës për zhvillim industrial.

Ministrja Hajdari, para të pranishmëve, tha se përkrahja për bizneset vendore është një ndër prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke përmendur edhe mbështetjen e deritanishme të 322 ndërmarrjeve përmes granteve, në vlerë prej 11.86 milionë euro, në fushat e avancimit të makinerive prodhuese, certifikimit të produkteve, fuqizimit digjital dhe trajnimeve për zhvillim të biznesit, ku 40% e përfituesve të granteve janë gra.

Përveç kësaj, Hajdari tha se janë mbështetur edhe 395 ndërmarrje në vlerë prej 12.4 milionë euro, të përzgjedhura nga MFPT për masën 2.1, me subvencionim të kredisë me 15% të shumës dhe për ato me 5% të shumës, duke u zotuar se përkrahja për bizneset do të jetë e vazhdueshme.

“Këto subvencione që u dhanë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, kanë për qëllim rritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve prodhuese, rritjen e konkurrueshmërisë dhe eksportit, zvogëlimin e deficitit tregtar dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *