Në këto dy kanale televizive do të transmetohet ndeshja Çeki – Shqipëri

Kombëtarja shqiptare e futbollit e vazhdon sot kampanjën kualifikuese të Kampionatit Evropian.

Kuqezinjtë do të përballen sonte me Çekinë në udhëtim me fillim nga ora 20:45.

Qindra tifozë shqiptarë do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit “Fortuna Arena” në Pragë.

Ndeshja ndërmjet Çekisë dhe Shqipërisë do të transmetohet drejtpërdrejt në Digitalb dhe TV Klan.

Kjo është konfirmuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *