Gazetari Baton Haxhiu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit do të fillojë në maj të këtij viti dhe do të përfundojnë në mars të vitit të ardhshëm.
Haxhiu ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të formohet në maj dhe do të dërgohet në Kushtetuese menjëherë më pas.
“Kam thënë këtu në studio se kur të gjithë kanë thënë se nuk do të bëhet marrëveshja, 99.9% do të bëhet. Kushti është që në maj të zbatohet Asociacioni dhe do të arrin në Gjykatën Kushtetuese për t’u shqyrtuar. Kjo është e fundit, nuk ka filluar ende zbatimi i marrëveshjes. Ajo fillon në maj dhe përfundon në mars të vitit të ardhshëm. Atëherë përfundon. Kurgjo nuk ka të re këtu”, ka thënë ai.