Në tre muajt e parë të këtij viti 90 infermierë kërkuan licencë për punësim jashtë vendit

Kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës (OIK), Nexhmije Gori ka thënë se në tre mujorin e parë të këtij viti janë lëshuar 90 licenca të paplastifikuara për infermier, licenca këto që u shërbejnë atyre për punësim jashtë vendit.

E shkaktarë sipas saj janë të shumtë, duke filluar nga pagat e kushtet e punës.

Ajo vlerëson se ky numër do të vazhdoj që të rritet në vazhdimësi pas liberalizmit të vizave, ku sipas saj, sistemi shëndetësor në Kosovë për një kohë shumë të afërt do të ballafaqohet me mungesë të infermierëve.

“Unë veç jam deklaruar vitin e kaluar kam dhënë statistikat po këtë vit ka jashtëzakonisht rritje në tre mujorin e parë janë lëshuar deri në mes të marsit rreth 90 licenca të paplastifikim dhe rreth 18 vërtetime të kodit etik. Çka domethënë që për tre mujorin e parë numri është dukshëm i rritshëm, çka unë pretendoj që numri do të jetë në rritje në vazhdimësi, ngase me liberalizimin e vizave tash infermieret dhe mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor po kanë mundësi që të i vizitojnë vendet e rajonit të shohin kushtet e punës natyrisht i kanë kontaktet me të lehta. Kjo do të vërehet një zbrasëti përveç të rinjve edhe në vende të punës, një vit e tutje numri do të shihet saktë sa kanë emigruar në vendin e rajonit”, ka thënë ajo për EO.

Gori ka shtuar se pagat të cilat marrin infermieret e kanë të pa mundur që të tejkalojnë muajin pas rritjes së çmimeve.

“Pagat të cilat infermierët i posedojnë janë e pamundur për të tejkaluar një muaj duke pasur parasysh zhvillimin dhe çmimet të cilat çdo ditë e më shumë janë në rritje. Kushtet e punës tash mundësia tjetër dhe standardet e jetës sigurisht në vendet e zhvilluara janë shumë më atraktive dhe ata përveç që po migrojnë vetë po kanë mundësi po u mundësohet që të tërheqin edhe fëmijët edhe familjet e tyre. Çdo njeri nga ne po dëshiron një standard më të mirë jetësore kushte më të lehta të punës pagë më të mirë këto janë gjitha arsyet cilat po i pretendojmë të gjithë”, ka thënë ajo.

Ajo ka theksuar se duhet që të merren masa që largimi i tyre të ndalet, sipas saj, kjo dukuri mund të parandalohet me rritje page e ofrimin e kushteve më të mira të punës.

“Ajo çka unë pretendoj është rritja e pagës në rend të parë sepse të gjithë ne jemi njerëz dhe të gjithë punojmë për një pagë dhe për një standard më të mirë jetësor. Pas kësaj edhe kushtet e punës kanë një rol të rëndësishëm ngarkesa në punë edhe infermierët mamitë edhe profesionistët tjerë shëndetësor duhet të inkuadrohen edhe në vendimmarrje kur ata kanë një udhëzim administrativ ose diçka që ata vendoset për të ardhmen ose profesionin e tyre që në këtë proces infermierët mamitë dhe profesionistët shëndetësor mos të them fare po shumë pak marrin pjesë apo janë akterë të këtyre vendimeve”, ka thënë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *