Një fëmijë i moshës rreth pesë vjeçare dyshohet se ka rënë në lumë duke humbur jetën.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka deklaruar se informata me dyshimet se fëmija ka rënë në lum është pranuar rreth orës 18:15, derisa rreth orës 20:30 ai është gjendur pa shenja jete.
“Rreth orës 18:15, është pranuar informata ndërlidhur me dyshimet për rënien në lum të një fëmije rreth pesë vjeç, në fshatin Raskovë të komunës së Obiliqit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka vijuar kërkimet dhe gjurmimet në terren”.
“Rreth orës 20:30 është raportuar për gjetjen e trupit të fëmijës por fatkeqësisht pa shenja jete”, ka shtuar Borovci.