Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Ngjarje e rëndë në Suharekë: I riu dyshohet se vrau veten duke manovruar me armën e babait polic -

Ngjarje e rëndë në Suharekë: I riu dyshohet se vrau veten duke manovruar me armën e babait polic

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Suharekë, ku një person dyshohet se ka qëlluar veten me armën e prindit, i cili është zyrtar policor. Viktima është një 19-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka thënë se i riu e ka qëlluar gabimisht veten në kokë, duke marrë lëndime të rënda, të cilat s’ka arritur t’iu bëjë ballë.

“Me datë 11.05.2023, rreth orës 13:13, është raportuar në polici se në Suharekë, në Rr.” Brigada 123’, në banesën e tij në ndërtesën e “Euro Ing ” është gjetur një person me lëndime në kokë të shkaktuara nga përdorimi i armës se zjarrit. Dyshohet se viktima e rastit E.K. (2004),ne banesen e tij, gjatë manipulimit me armë zjarri, e njëjta i ka shkrepur dhe për pasoje i janë shkaktuar lëndime trupore të natyrës së rëndë. Dyshohet se arma e zjarrit i përket zyrtarit policor te PK-se (Prindi i viktimës ), i cili gjendej jashtë detyrës zyrtare”, ka thënë Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *