Dy persona kanë vdekur si pasojë e plagëve të marra nga vetaksidenti me traktor në Novobërdë pasditen e së dielës.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, teksa thuhet se njëri nga ta ka humbur jetën në vendin e ngjarjes teksa viktima tjetër në emergjencën e Gjilanit, shkruan Gazeta Insajderi.
“Novo Bërdë /15.10.2023-18:00. Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë derisa kanë qenë duke punuar me traktor dyshohet se kanë humbur kontrollin dhe kanë shkaktuar vet-aksident dhe si pasojë kanë pësuar lëndime me ç’rast njëri nga ta ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër në emergjencën e Gjilanit. Lidhur me rastin vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit trupat e pajetë të viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore.