Boksieri shqiptar, Ardian Krasniqi arriti një tjetër fitore qysh në raundin e dytë në karrierën e tij të boksit.
Nipi i legjendës së boksit, Luan Krasniqi mposhti me nokaut kundërshtarin e tij hungarezin, Peter Orle.
Ky event i boksit u mbajt në Helios Arena në Villingen-Schvenningen të Gjermanisë.
Pas meçit, Luan Krasniqi së bashku me nipin e tij kanë falënderuar të gjithë të pranishmit në sallë.