Një shtetas kosovar dhe një nga Tunizia janë dëbuar nga Italia, për shkak se të njëjtit po konsiderohen të rrezikshëm për sigurinë kombëtare.
Siç raporton agjencia italiane e lajmeve “ANSA”, të dy këta qytetarë u dëbuan për shkak se ishin “shumë të radikalizuar”.
Njoftimi për dëbimin e tyre sipas “ANSA”, thuhet se është bërë nga Ministria e Brendshme në Viminale.
Kjo e çon në 56 numrin e urdhrave të dëbimit të lëshuara në vitin 2023 ndaj shtetasve të huaj që konsiderohen të rrezikshëm për sigurinë kombëtare.
Italia ka rritur sigurinë kombëtare në mes të luftës Izrael-Hamas.