Një vajzë e mitur në Gjakovë ka tentuar t’i jap fund jetës duke konsumuar medikamente.
Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj, i cili po ashtu bëri të ditur se vajza tashmë është në gjendje stabile shëndetësore.
“Dje rreth orës 21:00 në konsultim me prokurorin e shtetit, nga Stacioni Policor në Gjakovë, është iniciuar një rast “vetëvrasje në tentativë”, pasi viktima/femër e mitur kishte konsumuar një sasi të medikamenteve me qëllim që ta lëndoj veten. E njëjta është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile, jashtë rrezikut për jetë“, konfirmoi Elezaj.