Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Njëri 6 muaj burgim, tjetri 6 mijë euro gjobë – dënohen dy serbët për sulm ndaj KFOR-it në veri -

Njëri 6 muaj burgim, tjetri 6 mijë euro gjobë – dënohen dy serbët për sulm ndaj KFOR-it në veri

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve me inicialet R.P dhe D.O, të nacionalitetit serb për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan, në maj të vitit të kaluar.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari R.P është dënuar me 6 muaj burgim, i cili dënim me pëlqimin e tij i zëvendësohet me gjobë 6 mijë euro.

“I akuzuari R.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit është zëvendësuar në dënim me gjobë, në shumë prej gjashtë (6) mijë euro, në këtë dënim të njëjtit do t’i llogaritet koha e kaluar nën masën e paraburgimit, ku për secilën ditë qëndimi do të llogaritet shuma prej njëzet (20) euro”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, i akuzuari D.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar nën masën e paraburgimit.

“Të akuzuarit obligohen që t’i paguajnë shpenzimet e procedurës sipas llogaritjes së shpenzimeve të gjykatës, obligohen të paguajnë nga 200 euro për paushallin gjyqësor secili veç e veç, si dhe shumën nga 50 euro, për fondin për kompensimin e viktimave të krimit.

“Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *