Njoftim më rëndësi – Bëhen me pagesë qeset e plastikes në markete

Qeset të cilat më herët merreshin falas, tani duhet paguar.

Nëpër supermarketet e vendit, tani këto qese duhet paguar 5 cent.

Kundër vendimit të Qeverisë që qeset e plastikës të mos jepen falas, ka dalë Shoqata e Konsumatorëve të Kosovës.

Këtë barrë të mbrojtjes së mjedisit nuk ka të drejtë askush t’ia ngarkojë vetëm qytetarit konsumator”, ka thënë për tëvë 1 Selatin Kaçaniku nga kjo shoqatë.

E për profesorin e mjedisit, Sami Makolli, çmimi 5 cent është i ulët për të arritur efektin e largimi të qeseve të plastike nga përdorimi.

Ndërkohë, në Udhëzimin Administrativ për qesen e plastikës, të miratuar nga Qeveria e Kosovës, qeset nga 25 deri në 50 micron do të kushtojnë 5 cent. Ndërsa qeset nga 0 deri 25 micron janë ndalur të përdoren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *