Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovës - mund të kërkoni rimbursim të parave -

Njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovës – mund të kërkoni rimbursim të parave

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, e parashtruar nga e paditura, Zyra e Rregullatorit për Energji, (ZRRE), kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit AA nr. 990/2021.

Në konfliktin administrativ, sipas padisë së paditësit, Avokati i Popullit kundër të paditurës, Zyra e Rregullatorit për Energji, (ZRRE), me bazë juridike, anulim i vendimit të paditurës duke vendosur sipas kërkesës për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor të parashtruar nga e paditura ZRRE, kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, kolegji i Gjykatës Supreme, në seancën e mbajtur me datë 09 mars 2023, e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, të parashtruar nga ZRRE-ja.

Edhe Gjykata e Apelit me aktgjykimin AA nr. 990/2021 e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e të paditurës, ZRRE, ndërsa aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë A. nr. 1373/17 e ka vërtetuar.

Kolegji i Gjykatës Supreme lidhur me objektin e çështjes në shqyrtim konstaton se gjykatat e instancave më të ulëta, drejt e kanë vërtetuar gjendjen faktike dhe drejt kanë aplikuar të drejtën materiale me mënyrën e vendosjes, përkatësisht aprovimin si të bazuar të kërkesëpadisë së paditësit Avokati i Popullit dhe anulimin e vendimit të së paditurës ZRRE, lidhur me faturimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, për rrymën e shpenzuar, por të pa-paguar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, (ashtu që nga KEDS-i rryma e shpenzuar atje bazuar në vendimin e ZRRE-së u është faturuar qytetarëve të pjesëve të tjera në emër të kthimit të kostove të tjera të humbjeve në sistemimin e transmisionit, pa të drejtë dhe bazë ligjore).

“Prandaj, nuk janë të qëndrueshme pretendimet lidhur me arsyetimin e mosinkasimit në katër komunat e veriut me shkaqe sigurie dhe mospasjes qasje në leximin e njehsorëve në atë pjesë, sepse nuk justifikohet që qytetarët tjerë për këto arsye të ngarkohen me pagesën e energjisë elektrike të harxhuar pa një bazë ligjore. Prandaj me këtë faturim dhe pagesë është bërë trajtim jo i barabartë i qytetarëve të Kosovës, e që bie ndesh me Nenin 55, par. 4, të Kushtetutës, trajtim i pabarabartë, të cituar si në aktgjykimet e gjykatave të instancave më të ulëta, sepse është bërë kufizim i të drejtave të njeriut. Andaj bazuar në Nenin 194 të LMD-së, konsumatorëve, të cilët pa bazë ligjore dhe pa dijeninë e tyre janë faturuar dhe kanë paguar për energjinë e shpenzuar në veri, u lind e drejta për kthimin e shumës së paguar si kanë vendosur gjykatat e instancave më të ulëta”, thuhet në vendimin e Supremes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *